İlahiTube
Hazreti Jusufi — Armend Beqiri kapak görseli

Hazreti Jusufi

Armend Beqiri

8:07 İlahi Tube'da 0 dinlenme YouTube'da 1,1 M görüntüleme

YouTube'da aç

Sözleri

Vllezërit xhelozë u bënë zullumçarë Morën vlla Jusufin e hodhen n’bunar E babës Jakub gënjeshtër i thanë E ka hëngër ujku djali e la dynjanë Kur u gjet i gjallë e shitën n’pazar Blerësi i Jusufit ishte pushtetar Gruaja e pushtetarit e bukura Zulejha Kur e pa Jusufin pika se ç’i ra Hazreti Jusufin në zina e ftoi E ftesën e saj ai e refuzoi E kam frikë Allahun, ti moj zonjë e ran’ Më mirë e pranoj burgun se zinanë Jusufi i bukur në burg përfundoi Tortura të shumta ai përjetoi E nga Zulejhaja mundimi ju shtua Por erdhi një kohë ajo u pendua Me lejen e Zotit Jusufi lirohet Një pozitë e lartë atij i ofrohet Në thatësinë e madhe që kishte goditur Ai u shërbente njerëzve të uritur Nga Kudsi i bekuar në Misir udhtuan Vëllezèrit e tij Jusufin takuan Jusufi i njohu, ata nuk e nuk e dinin Vëllaun e tyre ata nuk po e njihnin Ata ia tregonin gënjeshtrên e vjetêr Than dikur e kishim edhe një vlla tjetër Po e hengri ujku, na solli mërzi Baba u verbua, tash nuk sheh me sy Jusufi ju tha unë jam vllau i juaj Jam biri i Jakubit, jo njeri i huaj E kmishën e trupin babës t’ia dërgoni Ketë selam prej meje ju mos t’a harroni Ëndrra e Jusufit që e kishte pa Qysh dielli e hana n’sexhde i kanë ra Bashkê me njembedhjete yje n’sexhde po i binin Kuptimin e saj të gjithë do ta dinin Ia derguan kmishen Hazreti Jakubit Menjehere e njohu erën e Jusufit Allahu i madherishem ia kheu shikimin Edhe për Misir filluan udhëtimin U bashkua baba me djalin e vet Njëmbëdhjet vëllezërit me vllaun e dymbëdhjetë Jusufi i fali, vëllezërit i pranoi Me babê e me vellezer jetën e jetoi E përqafoi baba djalin e tij t’bukur Djali ia pa dhimbjen në sytë e përvuajtur Sabri e mirësia nga Zoti shpërblehen Vuajtjet e jetës në të mira kthehen Zonjën Zulejha dikur plot hjeshi E kishte goditur e shkreta pleqêri Dhimbja për Jusufin, pendimi i saj Ia mbushên jetën vuajtje e vaj Burri i kishte vdek, syte e kishin lan Gabimi i jetës ia rëndoi dynjanë Allahu i mêshirshèm beri mrekulli Ja ktheu rininë dhe atë bukuri Edhe Zulejhanë Zoti e nderoi Pendimin e jetës asaj ia pranoi Kur e pa Jusufi tepër u gëzua Zulejhan e bukur e mori për grua Kshtu i nderon Zoti njerëzit e mirë Njerëzit e dureshem me shpirtin e dêlirè Kush me shpirt e zemer falje i kerkon Ai e mbush me t’mira, faljen ia pranon

Benzer ilahiler

  1. Aşet Filistin - عاشت فلسطين Grup Yürüyüş 2:53
  2. Burdah Mesut Kurtis 4:17
  3. Kun Rahma Maher Zain 4:14
  4. Seyyah Olup Kadiriler İlahi Grubu 3:07
  5. Uyan Ey Gözlerim Kamil Reha Falay 4:35
  6. İllallah Yakup İba 9:21
  7. Grup Yeşil Aşk-Korkunun Nabzı Dursun Ali Erzincanlı 3:18
  8. İnsha Allah Ingilizce Ilahiler 4:48